Këtë stadium luan Kosova me Maqedoninë - Bota Sot
Këtë stadium luan Kosova me Maqedoninë

Futboll

Këtë stadium luan Kosova me Maqedoninë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 18:16
Këtë stadium luan Kosova me Maqedoninë

Tashmë është e sigurt që ndeshja gjysmëfinale e play-offit të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet në Shkup, njofton Insporti.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të Insportit brenda Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, derisa sot ka qenë afati i fundit për konfirmim…

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e fundit, vendosi që takimi Maqedoni e Veriut – Kosova, i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, më 26 mars të vitit 2020.Vendimi i marrë në këtë mbledhje i është konfirmuar edhe UEFA-së, e cila më parë ka shkruar se kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin në Shkup, në orën 20:45.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat