Prishtina mbyll vitin kalendarik

Futboll

Prishtina mbyll vitin kalendarik

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 19:14
Prishtina mbyll vitin kalendarik

FC Prishtina sot ka mbajtur një koktej me futbollistët me rastin e fundit të vitit dhe përfundimit të aktivitetit apo mbylljes së vitit kalendarik 2019.

Me këtë rast futbollistëve iu drejtuan dy aksionarët, anëtarët e bordit të klubit, Afrim Muçiqi dhe Ahmed Kurtolli.

Deri sa z.Muçiqi i uroj futbollistëve shëndet dhe sukses për Vitin e Ri 2020, duke i uruar që futbollistët t’i arrin objektivat që kanë në vitin 2020, z.Kurtolli tha se futbollistët kanë kryer me nder dhe me sukses detyrat e tyre në vitin që po e lëmë pas dhe tani i mbetët që edhe klubi të kryej detyrat e veta.

Skuadra do të grumbullohet më 6 janar. Më 19 janar udhëton në Turqi, Antalya për përgatitjet e stinorit pranveror dhe gjatë qëndrimit atje skuadra do të ndeshjet me tre-katër skuadra të elitës së futbollit bullgar (Arda, vendi i 7-të dhe Tsarsko Selo – vendi i 12-të në klasifikim), kazakistanas (Ordabasy – vendi i tretë në klasifikim) dhe ukrainas (Kolos – vendi i 7-të).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat