Matic “i shkel syrin” Contes: Është unik, nga më të mirët në botë

Futboll

Matic “i shkel syrin” Contes: Është unik, nga më të mirët në botë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 21:40
Matic dhe Conte

Nemanja Matic nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United, pasi është në vitin e fundit të kontratës dhe ka përfunduar jashtë projektit të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, që në shumicën e rasteve e dërgon në tribunë.

Serbi po ngulmon që të largohet që në janar nga “Old Trafford” dhe së fundi i ka “shkelur syrin” ish trajnerit të tij te Chelsea, Antonio Contes, që është në kërkim të një mesfushori te Interi, pasi po përballet me dëmtime të shumta.

“Conte është një nga më të mirët në botë taktikisht. Ka një mënyrë unike për të studiuar kundërshtarët dhe nëse kjo nuk mjafton ,të bën të vraposh për 95 minuta. Është i çmendur pas futbollit dhe punon 24 orë në 24”, deklaroi serbi në një intervistë.

Matic ka qenë titullar te Chelsea i Contes, kur të dy bashkë fitonin titullin kampion dhe tekniku italian e shes serbin si një opsion të vlefshëm për t’u afruar në janar, por gjithçka do të realizohet vetëm nëse United heq dorë pa marrë asgjë në këmbim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat