Shkëlqen në Seria A, ky është çmimi që duhet të paguajë Inter për yllin e Shqipërisë - Bota Sot
Shkëlqen në Seria A, ky është çmimi që duhet të paguajë Inter për yllin e Shqipërisë

Futboll

Shkëlqen në Seria A, ky është çmimi që duhet të paguajë Inter për yllin e Shqipërisë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 22:00
Shqipëria

Në përballjen e javës së kaluar mes Inter dhe Hellas Verona, sikurse zbulon “FcInterNews.it” u fol veçanërisht për Marash Kumbulla-n. Mbrojtësi 19-vjeçar i përfaqësueses së Shqipërisë debutoi këtë sezon në elitën e futbollit italian, Seria A me fanellën e Veronas.

Protagonist në 10 ndeshjet të zhvilluara këtë sezon në Seria A dhe Kupën e Italisë, Kumbulla ka një kontratë me Veronan të vlefshme deri në qershor të vitit 2022. Mbrojtësi Shqiptar madje ka shënuar një gol në totalin e 926 minutave të luajtura në fushë.

Mediat italiane zbulojnë se Inter ka nisur të bëjë sondazhet dhe hetimet e veta për mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, për të cilin do të duhet të paguajë jo pak por 15 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat