Ancelotti tek Everton, ky është hapi i fundit që po finalizohet

Futboll

Ancelotti tek Everton, ky është hapi i fundit që po finalizohet

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 22:17
Ancelotti

Carlo Ancelotti me shumë gjasë do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Everton.

Ancelotti është shkarkuar nga posti i trajnerit të Napoli, dhe ai menjëherë është lidhur me një kalim të mundshëm tek Everton.

Sipas ‘Telegraph’, Ancelotti është duke finalizuar stafin e tij, para se të nënshkruajë kontratë prej katër vite e gjysmë.

Besohet se Ancelotti do të mbajë Duncan Ferguson, njeriun që po udhëheq aktualisht Evertonin.

Italiani do të synojë të afrojë në skuadër edhe djalin e tij, Davide, i cili ka punuarme të tek Napoli, si dhe trajnerin e fitnesit, Francesco Mauri dhe video analistin Simone Montanaro.

Ancelotti pritet të zyrtarizohet si trajner i Everton në fillimin e javës tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat