Roma fiton si mysafir ndaj Fiorentinës, zvogëlon hendekun me kreun - Bota Sot
Roma fiton si mysafir ndaj Fiorentinës, zvogëlon hendekun me kreun

Futboll

Roma fiton si mysafir ndaj Fiorentinës, zvogëlon hendekun me kreun

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja

Roma ka fituar ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi” në kuadër të javës së 17-të të Serie A me rezultat 4-1.

Fiorentina e nisi me dy raste me Kevin-Prince Boateng dhe Dusan Vlahovic, por nuk arriti të shënonte.

Roma në rastin e parë konkret shënoi me Edin Dzekon në minutën e 19-të për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Aleksandar Kolarov shënoi gol të bukur për 2-0.

Fiorentina e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Milan Badelj në minutën e 34-të.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Romës për ta siguruar fitoren iu desh minuta e 73-të, kur Lorenzo Pellegrini shënoi për 3-1.

Krejt në fund kishte kohë edhe për Nicolo Zaniolon që shënoi për 4-1 pak minuta para fundit.

Roma me këtë fitore arrin në kuotën e 35 pikëve, shtatë më pak se lideri Juventus. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat