Todibo refuzon Milanin

Futboll

Todibo refuzon Milanin

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 23:50
Todibo

Milani qysh tani ka filluar të mendojë për merkaton e Janarit.

Megjithatë duket se jo gjithçka pritet të shkojë mirë për Rossonerët sa i përket tregut të transferimeve.

Kjo pasi “kuq e zinjtë” po refuzohen nga shumë emra të mëdhenj, për faktin se nuk po luajnë në Champions, e kjo mungesë në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër do të jetë barrë e madhe në dëshirën e tyre për t’u përforcuar me lojtarë eminentë.

I fundit që ka refuzuar ofertën e kampionit të 18’fishtë italian, është mbrojtësi francez, Todibo. Anëtari i Barcelonës më shumë preferon një kalim në Monaco ose Manchester United, me të cilat klube ende është në kontakt.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket kësaj çështjeje në mini-afatin kalimtar të Janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat