De Laurentiis përgatit dhuratat për Gattuson, gati Torreira dhe një mbrojtës - Bota Sot
De Laurentiis përgatit dhuratat për Gattuson, gati Torreira dhe një mbrojtës

Futboll

De Laurentiis përgatit dhuratat për Gattuson, gati Torreira dhe një mbrojtës

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 06:42
Gattuso

Pasi i besoi drejtimin e skuadrës rreth 10 ditë më parë, Aurelio De Laurentiis po përgatitet të kënaqë trajnerin Gattuso me 2-3 emra interesantë në merkaton e janarit, për të synuar zonën Champions në Serinë A dhe avancimin sa më shumë në Champions.

Emri i parë në listë është ai i mesfushorit uruguaian të Arsenalit, Lucas Torreira, për të cilin drejtori sportiv i napolitanëve, Giuntoli po punon prej disa ditësh dhe marrëveshja duket shumë pranë.

Arsenali kërkon 30 milionë euro për kartonin e Torrierës, që nuk ka arritur dot të përshtatet në Londër, ndërsa Napoli pranon shifrën, por kërkon ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje verën e ardhshme.

Përveç Torreirës, Gattuso ka kërkuar edhe një përforcim në repartin e mbrojtjes dhe napolitanët po shtyjnë për të marrë Amir Rrahmanin nga Verona, ndërsa De Laurentiis është gati të paguajë 14 milionë euro për transferimn e menjëhershëm të tij.

Megjitjhatë në këtë rast pengesë janë veronezët, që nuk kanë ndërmend të heqin dorë në janar nga mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe kërkojnë që transferimi të bëhet vetëm verën e ardhshme.

Vlen të theksohet se Napoli ka mbyllur marrëveshjen edhe për blerjen e mesfushorit maroken të Veronës, Amrabat, për shifrën e 16 milionë eurove, por transferimi i tij nën urdhrat e Gattusos pritet të ndodhë vetëm verën e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat