979 afrime lojtarësh brenda 10 vitesh, ekipi italian thyen çdo rekord!

Futboll

979 afrime lojtarësh brenda 10 vitesh, ekipi italian thyen çdo rekord!

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 07:37
Seria A

Dalëngadalë po i vjen fundit dekadës së 202-të dhe sajti i specializuar për merkaton, “Transfermarkt” ka publikuar disa statistika mjaft interesante. Për sa i përket futbollit në Itali, në dekadën që po shkon drejt fundit, Parma ka thyer çdo rekord.

Ekipi nga “Tardini” ka vendosur një rekord për lojtarët e afruar në klub gjatë kësaj dekade, që janë plot 979. Po, e keni lexuar mirë, 979 lojtarë të afruar brenda 10 vitesh. Diferenca me vendin e dytë është një hendek pafund, pasi Genoa ka afruar 338 lojtarë më pak, pra në total 641 lojtarë.

Më pas, vjen Atalanta me 603 lojtarë, Chievo me 599 dhe pesëshen e parë e mbyllin kampionët e Serie A, Juventus me 543 lojtarë të afruar. Inter bën pjesë në këtë renditje gjithashtu, me zikaltrit që janë të shtatët me 522 lojtarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat