Interi do huazimin e Vidal, kundër ka vetë lojtarin dhe Barcelonën

Futboll

Interi do huazimin e Vidal, kundër ka vetë lojtarin dhe Barcelonën

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 10:09
Arturo Vidal

Interi ka disa kohë që i “shtrëngon dhëmbët”. I duhet të rezistojë, me shpresën se pushimet e fundvitit do të mjaftojnë për rikuperimin e disa titullarëve të dëmtuar. Pas ndeshjes së sotme, drejtuesit zikaltër do të kthejnë sytë nga merkatoja. Emri më i përfolur si përforcim ka qenë prej kohësh ai i Arturo Vidal. Trajneri Conte, i cili e kishte mesfushorin kilien te Juventus, e do atë që në janar. Vidal e konsideron rolin e tij te Barcelona jo të kënaqshëm.

Vullneti i zikaltërve është ai i huazimit të thatë. Barcelona mund ta konsiderojë transferimin e mesfushorit vetëm nëse merr një shumë të konsiderueshme, që të mbyllë ndonjë vrimë në deficitin prej 150 milionë eurosh të bilancit, duke ditur kushtëzimin e “Fair Play Financiar”. Kërkesa e katalanasve është 20 milionë euro. Vidal ka një marrëdhënie minimale me trajnerin Valverde, por kalon mirë me menaxhmentin e klubit dhe mjedisin blaugrana. 

Për këtë arsye, “thyerja” nuk është ende e plotë për momentin. Ai i ka dhënë agjentit një mandat për të eksploruar një të ardhme diku tjetër, por ende nuk dëshiron ta tërheqë këmbën nga Barça. Arturo do të donte që Interi të ofronte diçka më shumë sesa një huazim të thatë. Sot, kiliani është mes lojtarëve të Barçës, të thirrur për ndeshjen ndaj Alaves, por evolucioni i situatës nuk përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat