Mourinho ka kritikuar Arsenalin

Futboll

Mourinho ka kritikuar Arsenalin

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:08
Mourinho ka kritikuar Arsenalin

Jose Mourinho ka kritikuar Arsenalin për angazhimin e Mikel Artetas si trajner i klubit.

Për javë të tëra, Arsenal kanë qenë në bisedime me ndihmësin e Pep Guardiolas te Manchester City, dhe të premten kanë bërë njoftimin zyrtar për angazhimin e tij.

Mourinho nuk e pëlqen tendencën në rritje në futbollin botëror duke bërë punësimin e trajnerëve pa përvojë dhe ata që kanë më shumë fitore, janë duke u injoruar.

“E vetmja gjë në lëvizjen e Arsenalit që unë mund të gjej, dhe ne të gjithë mund të qeshim, është se trajnerët më të mirë ata që kanë më pak humbje tani, ndërsa para më të mirëve janë ata me më shumë fitore”, ka deklaruar Mourinho.

“Kjo është arsyeja e vetme që mund të gjejë në një veprim të tillë. Le të shohim Ancelottin për shembull. Ai ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ka fituar kampionate në Itali, Francë dhe Angli, por ai ka rreth 200 humbje. Unë jam rreth 150-180. Carlo është pak më i vjetër se unë tani rezultaton se trajnerët më të mirë janë ata me zero humbje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat