Messi është më i miri - Bota Sot
Messi është më i miri

Futboll

Messi është më i miri

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:10
Messi është më i miri

Leo Messi është më i miri. Argjentinasi këtë sezon ia ka dalë të shënojë katër herë përmes goditjeve të dënimit, por tashmë ka një rival.

Madje është një mbrojtës, i cili shquhet për gjuajtjet e tij me këmbën e majtë.

Aleksandar Kolarov shënoi një ditë më parë në ndeshjen kundër Fiorentinës. Serbi ekzekutoi një goditje dënimi nga jashtë zone dhe e la në vend portierin Dragowski.

Për të ishte goli i tretë me goditje dënimi këtë sezon dhe do tentojë sërish të realizojë perla të tilla. Sigurisht edhe Lionel Messi me fanellën e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat