Mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë mrat e pretendentëve për të pasuar Montellën

Futboll

Mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë mrat e pretendentëve për të pasuar Montellën

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:25
Mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë mrat e pretendentëve për të pasuar Montellën

Vetëm 17 pikë në 17 javë në stolin e Fiorentinës kanë hedhur pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e Vincenzo Montellës, që mund të përballet me shkarkimin gjatë ditës së sotme.

Skuadra vjollcë humbi mbrëmë me rezultatin e thellë 1:4 përballë Romës në “Artemio Franchi”, ndërsa menjëherë pas ndeshjes drejtuesit e klubit u mblodhën për të diskutuar për të ardhmen e trajnerit.

Drejtori Sportiv Prade deklaroi pas ndeshjes se presidenti Rocco Commisso po reflekton për të ardhmen e Montellës, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet edhe vendimi final, që me shumë gjasa do të jetë shkarkimi i tij nga detyra.

Ndërkohë në mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë të pretendentëve për të pasuar Montellën, ku kryeson Luciano Spalletti, që mbetet një dëshirë e drejtuesve, por që ka një kontratë të majme me Interin dhe te Fiorentina nuk mund t’i ofrojnë të njëjtën pagë.

Pretendentë të tjerë janë edhe Giuseppe Iachini, Roberto Donadoni apo Marco Giampaolo, emra trajnerësh të papunë, që mund të marrin të paktën përkohësisht drejtimin e skuadrës së Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat