Mesazhi i Ljunbergut për tifozët e Arsenal: Jam krenar që isha me juve në këtë kohë

Futboll

Mesazhi i Ljunbergut për tifozët e Arsenal: Jam krenar që isha me juve në këtë kohë

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:27
Freddie Ljumberg

Freddie Ljunbergu ka reflektuar për muajin e tij të veçantë në Arsenal si trajner i përkohshëm, duke e shprehur se sa krenar është që ka qenë më tifozët e klubit londinez gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Kur Unai Emery u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenalit më 29 nëntor, Ljunbergut iu kërkua të marrë atë post përkohësisht, pasi që kishte shërbyer për një vjet e gjysmë si ndihmës i spanjollit.

Legjenda e Topçinjve e mori kryesimin e skuadrës në një kohë kur Arsenali e kishte regjistruar fillimin më të keq të një sezoni të ri që një kohë të gjatë, përderisa edhe yjet e skuadrës s’arritën ta shfaqin formën e tyre më të mirë.

Ljunbergu nuk arriti të sjellë ndryshime në rezultatet e Arsenalit gjatë kohës sa e bëri detyrën e trajnerit dhe klubi londinez dje e zyrtarizoi emërimin e Mikel Artetas, i cili kishte shërbyer si ndihmës i Pep Guardiolës për tre vjetët e fundit.

“Ka qenë një përvojë e mrekullueshme. Jam tejet i nderuar që kam qenë trajner i përkohshëm për këtë klub kaq të mrekullueshëm”, ka thënë Ljunbergu në një deklaratë të dhënë për faqen zyrtare të Arsenalit.

“Natyrisht është një gjë shumë e mirë t’i dëgjosh njerëzit të thonë se ti ke bërë diçka të mirë, por gjithashtu kur dëgjon se lojtarët dhe njerëzit përreth të kanë vlerësuar për gjëra të caktuara, është ndjenjë e mirë. Kur njerëzit thanë se e kishin vërejtur dallimin në mënyrën se si po luanim, kjo ishte e veçantë”.

“Ndoshta është gjëja e gabuar për ta thënë tani, por jam pak krenar. Por, gjëja kryesore është që tani situata është e qartë dhe unë dua t’i falënderoj edhe… për shembull, kur Unai u largua, ai e mori një pjesë të madhe të stafit dhe ne kishim mungesa në staf”.

“Ne kishim mungesa po unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që i kanë bërë edhe punët që s’i kanë përgjegjësi. Jam tejet mirënjohës për këtë gjë dhe mendoj se, së bashku, e kemi bërë punën më të mirë që mund ta kishim bërë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat