Shiu i madh ndërprenë ndeshjen e Kategorisë Superiore

Futboll

Shiu i madh ndërprenë ndeshjen e Kategorisë Superiore

Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 18:00
Shiu i madh ndërprenë ndeshjen e Kategorisë Superiore

Reshjet e mëdha të shiut bën që ndeshja të shtyhet për ditën e nesërm në ora 12:00.

“Është ndërprerë sifda mes Flamurtarit dhe Teutës për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreshjeve të denduara të shiut që bien pa pushim në qytetin e Vlorës!

Ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Teutës është shtyrë për 24 orë, shkaku i kushteve atmosferike.Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohej sot nga ora 13:00.Por, tashmë është vendosur që të shtyhet për 24 orë dhe do të zhvillohet të Henen nga ora 12:00, shkaku i shiut në Vlorë”,  njofton Teuta e Durrësit.

Kurse, njoftim zyrtar ka lëshuar edhe Flamurtari i cili bën të ditur se ndeshja do të zhvillohet nesër.

Ndërsa, aktualisht në Kategorinë Superiore po zhvillohen dy takime, Bylis – Luftetari dhe Laçi – Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat