Premier League, ku festat e fundvitit festohen në fushën e lojës

Futboll

Premier League, ku festat e fundvitit festohen në fushën e lojës

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 18:59
Premier League, ku festat e fundvitit festohen në fushën e lojës

Premier League është një nga kampionet ku festat e fundvitit festohen në fushën e lojës me skuadrat e kampionatit anglez që do të luajnë tre raunde në periudhën pas Krishtilindjeve deri në datën 2 janar, por kjo periudhë do të jetë pushim për sulmuesin e Tottenham Heung Min-Son.

Ndërhyrja me takat lart ndaj gjermanit të Chelsea-t, Rudiger i ka kushtuar rëndë koreno-jugorit i cili është pezulluar me 3 takime nga komisioni i Disiplinës në Federatën Angleze të Futbollit dhe për këtë arsye do të humbasë sfidat ndaj Brighton, Norwich dhe Southampton, takime në të cilat Spurs-at e Mourinhos do të tentojnë të marrin maksimumin e pikëve edhe pse mungesa e Son do të ndihet pasi koreno-jugori në këtë sezon ka realizuar 5 gola si dhe ka asistuar në 7 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat