Kampionati i portierëve mbi 30-vjeç!

Futboll

Kampionati i portierëve mbi 30-vjeç!

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 13:21
Kampionati i portierëve mbi 30-vjeç!

Nuk është e pazakontë që në një kampionat, portierët të jenë në moshë më të pjekur, vetë roli shumë specifik, delikat dhe i vështirë, kërkon më shumë përvojë e maturi, dhe një pjesë e madhe e trajnerëve vendosin t’i besojnë eksperiencës më shumë se sa freskisë, shkruan supersport.

Në Kategorinë Superiore, portierët  e rinj në formacion janë fare pak, Alen Sherri 22-vjeç është titullar tek Vllaznia dhe konsiderohet si një talent i së ardhmes, vetëm gardiani i kuqebluve është në skenë dhe të krijon ndjesi pozitive për të ardhmen e këtij roli. 22-vjeç është edhe Paiteris i Luftëtarit, megjithatë greku është kalimtar madje vështirë të rikthehet në janar. Porta e skuadrave kryesore i është besuar një moshe më të madhe. Kukësi ka në kuadrat një portier që nuk ka shumë ndeshje mbi shpinë në Superiore, por është 30-vjeç dhe një përvojë në gjtihë këto vite e ka krijuar edhe pse titullar ka luajtur vetëm në Kategorinë e Parë me Besëlidhjen.

Isli Hidi nuk ka nevojë për prezantime të mëdha. 39-vjeç, shumë eksperiencë brenda e jashtë Shqipërisë, tituj të fituar me Tiranën dhe pa diskutim një ndër portierët më të mirë të mirë të këtij sezoni me fanellën e Bylisit. I të njëjtit brez është edhe Ilion Lika, po ashtu si  Hidi ka fituar kampionatin në Shqipëri, por me fanellën e Dinamos, ka luajtur jashtë tek Grozni dhe ka qenë pjesë e përfaqësueses, porta e Tiranës  vijon t’i besohet Ilionit seps përpos përvojës edhe fizikisht ende nuk e ka valvitur flamurin e bardhë.

Alban Hoxha tashmë  32-vjeç është një ndër portierët me më shumë vazhdueshmëri në Superiore,tej mase i sigurt në katërkëndorin Partizanit, një lider i vërtetë, për momentin është vështirë të imagjinosh një Partizan pa numrin 12-të në portë.

Përpos problemeve që Skënderbeu ka, duket se situatën nuk  e ka vuajtur 33- vjeçari i portës bardhekuqe, Enea Koliçi.

Ashtu si bëri sezonin e shkuar me Flamurtarin, portieri pogradecar edhe një herë në planin personal ka përformuar përgjithësisht në nivele mëse të kënaqshme  në këtë sezon. 30-vjeç është Shpëtim Moçka edhe pse duket se ka një jetë në portë duke qenë se debutoi shumë herët në Superiore, në gjëndjen ku ndodhet Flamurtari, më shumë se sa ka bërë nuk mund të bëntë gardiani i kuqezinjve. Pranë moshës 30 është edhe Frashëri i Teutës i cili do të ndryshojë prefiks në  gusht t të vitit tjetër, ndërsa 28 është Stazhilla i Laçit. Një kanmpionat me gardianë mbi 30, dhe shumë pak portierë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat