Një Arsenal pa gjak

Futboll

Një Arsenal pa gjak

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 17:53
Një Arsenal pa gjak

Skuadra e Arsenalit sërish zhgënjeu tifozët e vet mbase edhe me trajner të ri Arteta, duke barazuar në udhëtim me rezultat 1:1 me Bournemouth-in.

Në minutën e 35-të, Gosling nga një pozitë e vështirë e nga afërsia  por me një goditje përtoke ndëshkon 'Topçinjtë', 1:0.

Në minutën e 64-të, një veprim i mirë i Arsenalit, Aubameyang nga afërsia me zgjuarsi godet përtoke e në këndin e djathtë dhe 1:1. Mesfushori Granit Xhaka luajti i plotë, ndërsa Shkodran Mustafi nga minuta e 77-të për Arsenalin por nuk ia dolën që të marrin tri pikë.

Një Arsenal pa gjak dhe gjithnjë e më shumë po mbetet larg katër pozitave të para. Arsenali është në vend të 11-të me 24 pikë dhe Bournemouth është i 16-ti me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat