Humbje e rëndë për Chelsean

Futboll

Humbje e rëndë për Chelsean

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 17:56
Humbje e rëndë për Chelsean

Southampton bëri senzacion, triumfon me rezultat 2:0 ndaj Chelseat, në takimin e zhvilluar në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër. As laiku më i madh nuk e ka pritur këtë dështim të Chelseat, pas asaj fitore të madhe javën e kaluar me 2:0 në konak të Tottenhamit. Kësaj radhe dështoi në përballje që pak kush e kishte pritur.

Në minutën e 31-të, një veprim i shpejt i udhëtuesve që rezultoi me gol. Obafemi me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe nga rreth 14 metra me një goditje mjeshtërore shënon supergol në këndin e epërm të  djathtë të portës së Chelseas, 0:1.

Trajneri Lampard në shok edhe në pjesën e dytë sepse priste që skuadra e tij të reagojë dhe ta përmbys rezultatin e rivalit por e kot.

Në minutën e 72-të, Redmond nga afërsia shënon dhe thellon fitoren në 0:2.

Chelsea me gjithë dominimin nuk ia doli në këtë përballje dhe kjo humbje është e rëndë, sepse e rrezikojnë dukshëm vendin e katërt në renditje. Chelsea është në vend të katërt me 32 pikë dhe ka tri më shumë se Tottenham në pozitën e pestë dhe Southampton është i 14-ti me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat