Sulmuesit bëjnë diferencën, Man United fiton me spektakël ndaj Newcastle

Futboll

Sulmuesit bëjnë diferencën, Man United fiton me spektakël ndaj Newcastle

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 21:10
Pamje nga ndeshja

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen e javës së 19’ ndaj Newcastle, por në fund ka arritur të fitojë me lehtësi me rezultatin 4-1.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Longstaff në të 17-ën, por Martial ka barazuar vetëm shtatë minuta më vonë me një gol që duhet të ishte pritur nga portieri.

18-vjeçari Greenwood ka shënuar golin e avantazhit për United në minutën  36’ me një predhë nga distanca përpara se Rashford të shënonte të tretin pak minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit Martial ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij duke vulosur këtë fitore tepër të rëndësishme.

United është ngjitur në vend të 7-të të tabelës me 28 pikë, katër më pak se Chelsea që mban vendin e fundit që të kualifikon në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat