Mourinho: Kalendari i ndeshjeve të fundvitit kundër çdo rregulli fiziologjik

Futboll

Mourinho: Kalendari i ndeshjeve të fundvitit kundër çdo rregulli fiziologjik

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 21:34
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka shprehur edhe një herë mendimin e tij kundër kalendarit të ngarkuar në futbollin anglez.

Skuadrat angleze janë ato që pushojnë më së paku në futbollin evropian, pasi ato luajnë edhe gjatë festave të fundvitit.

Një gjë e tillë nuk i pëlqen aspak trajnerit ‘Special One’, i cili beson se kalendari që përfshinë ndeshjet që luhen në fundvit janë kundër secilit rregull fiziologjik e biologjik.

“Nuk mund të imagjinojë djemtë se si mund të luajnë dy ndeshje në 48 orë” ka thënë Mourinho fillimisht.

“Nëse sheh distancat që vrapojnë, intensitetin, pushimin dhe nëse i tregon njërit që njeh fiziologjinë, është krim” ka shtuar portugezi.

“Është kundër çdo rregulli fiziologjik. Por, kjo është mënyra se si është” ishin fjalët e Mourinho.

Tottenham fitoi sot 2:1 kundër Brighton, kurse ata luajnë edhe një ndeshje më 28 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat