Real Madrid me një plan të ri për transferimin e Pogba

Futboll

Real Madrid me një plan të ri për transferimin e Pogba

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 21:36
Paul Pogba

Real Madrid duket se nuk ka hequr dorë nga Paul Pogba.

Pogba lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid qysh nga vera e kaluar, kur një marrëveshje ishte shumë afër finalizimit.

Francezi vendosi të vazhdonte në ‘Old Trafford’, por duket se ‘mbretërit’ nuk janë dorëzuar për shërbimet e tij.

‘Eldesmarque’ raporton se ‘Los Blancos’ po planifikojnë të ofrojnë edhe shërbimet e Vinicius JR, si pjesë këmbimi për Paul Pogba.

Thuhet se Manchester United do të bindet që ta lirojë lojtarin vetëm nëse ofrohen para të gatshme.

Mbetet të shihet nëse braziliani Vinicius do të ndryshojë mendjen e bordit drejtues të Man United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat