PSG ofron Draxler, synon yllin e Milan

Futboll

PSG ofron Draxler, synon yllin e Milan

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 22:59
Draxler

Skuadra kampione e Ligue 1, PSG, dëshiron të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e janarit.

Në listën e dëshirave të parisienëve ka përfunduar edhe anëtari i Milan dhe reprezentuesi i kombëtares së Brazilit, Lucas Paqueta.

Kësisoj, Milan dhe PSG janë në bisedime për një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve, sipas raportimeve të medieve italiane.

PSG ka ofruar 8 milionë si dhe shërbimet e Julian Draxler, për të siguruar Lucas Paqueta.

Të dy klubet dëshirojnë një marrëveshje të tillë, por me gjasë PSG duhet të rris shumën e parave të ofruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat