De Ligt pyetet për të ardhmen – befason me deklaratën e tij

Futboll

De Ligt pyetet për të ardhmen – befason me deklaratën e tij

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 23:21
Matthijs De Ligt 

Matthijs De Ligt ishte një nga transferimet që bëri bujë të madhe gjatë merkatos së verës, kur nga Ajax kalonte tek Juventus.

Lojtari holandez nuk e nisi shumë mirë aventurën e tij me ‘Zonjën e vjetër’, duke bërë disa gabime radhazi në xhirot e para, por për të duket se gjithçka është në rregull dhe ai ka thënë se do të dëshironte që të qëndronte sa më gjatë tek Juve.

“Jam shumë i lumtur në Torino, shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë” ka thënë De Ligt për ‘Juventus TV.

“Isha vërtetë krenar që iu bashkova Juventusit, sigurisht, kur një klub i madh si Juventus të dëshiron ty, është nder i madh” ka shtuar holandezi.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Juventusi si skuadër dhe tani jam i lumtur që veshi këtë fanellë” ishin fjalët e qendërmbrojtësit.

De Ligt kërkohej edhe nga Barcelona para se të kalonte tek Juventus. Duket se lojtari nuk është pishman për zgjedhjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat