Nga fusha e blertë te “barbecue”, Ederson sqaron rivalitetin me Alisson

Futboll

Nga fusha e blertë te “barbecue”, Ederson sqaron rivalitetin me Alisson

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 23:45
Ederson dhe Alisson

Portieri i Manchester City, Ederson, këmbëngul se rivaliteti i tij me homologun e Liverpool, Alisson, ekziston vetëm në fushë, pavarësisht se garojnë me njëri-tjetrin në fronte të shumta. Dyshja braziliane e portës ka rivalizuar për trofe vendas dhe europianë gjatë kohës së tyre në futbollin anglez, ndërkohë që po luftojnë fort edhe për fanellën nr.1 në kombëtaren e Brazilit.

Ederson është zëvendës i Alisson te Selecao, por 26-vjeçari beson se konkurenca e tyre intensive në fushë mund të konsiderohet vetëm pozitive: “Unë mendoj se ky rivalitet është diçka e mirë për të gjithë portierët në Brazil dhe për kombëtaren, - tha “gardiani” i Manchester City. - Jemi dy brazilianë dhe spikasim në krejt Europën si portierë, luajmë në nivel të lartë, në dy nga klubet më të mira. 

Unë kam marrëdhënie të mira jo vetëm me Alisson, por edhe me Firmino e Fabinho. Kur qëllon të jemi pushim në të njëjtën ditë, ndonjëherë mblidhemi, kemi një “barbecue”. Është e vështirë me rutinën tonë dhe numrin e madh të ndeshjeve të kemi të njëjtën ditë pushimi, por e kemi bërë këtë disa herë më parë. Rivaliteti ynë është vetëm në fushën e blertë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat