Solskjaer zbulon të rejat rreth lëndimit të McTominay – probleme me ligamentet

Futboll

Solskjaer zbulon të rejat rreth lëndimit të McTominay – probleme me ligamentet

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 00:07
Solskjaer

23 vjeçari i Man Utd, i cili luan në pozitën e mesfushorit ka pësuar një lëndim në ndeshjen që skuadra e tij e luajti kundër Newcastle.

Lojtari është detyruar të lë fushën më herët sesa trajneri i tij kishte planifikuar, për shkak se pësoi një lëndim në gju, që duket se ka të bëjë me ligamentet.

“Ai ka dëmtuar ligamentet e tij në gju, me gjasë. Nuk e dimë se sa keq është, kështu që të shohim” ka thënë trajneri norvegjez.

“Nesër do të mësojmë më saktë se si qëndron problemi me djaloshin tonë” ka shtuar Solskjaer.

McTominay ishte startues ndaj Newcastle. Ai është  ndëshkuar me karton të verdhë shumë herët, duke bërë që ky të jetë kartoni i verdhë më i shpejtë në së paku 13 vitet e fundit në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat