Top-formacionet më të shtrenjta, ja cilat janë sipas secilës skemë futbolli

Futboll

Top-formacionet më të shtrenjta, ja cilat janë sipas secilës skemë futbolli

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 08:12
Futbollistet e njohur

Vlera e një lojtari varet nga shumë faktorë. Lëndimet, mosha, trajektorja, pozicioni në të cilën luan apo edhe detaje të tjera, që jo gjithmonë kanë të bëjnë rreptësisht me futbollin: transferimet e mëparshme, potenciali, performanca aktuale në klub dhe kombëtare, situata institucionale e klubit të cilit i përket, gjendja fizike, interesi i të tjerëve për të, paga dhe hierarkia brenda klubit përkatës, ose potenciali si markë reklamimi.

Këto kritere janë ato që përdoren nga faqja e specializuar “Transfermarkt” për të llogaritur vlerën e tregut të një numri të madh të lojtarësh në botë. Pëmes faqes së saj të internetit, spanjollja “AS” ka përftuar top-formacionet më të shtrenjta sipas skemave kryesore që aplikohen në futboll.

Në këto 11-she ka mungesa të dukshme, si Cristiano Ronaldo, Leo Messi apo Robert Lewandowski. Kjo, për shkak se është mosha dhe potenciali që i përcaktojnë vlerësimet e kësaj faqeje internet, kur llogarit çmimin e tregut. Mosha e tyre mbi të 30-tat i përjashton ata nga këto top-formacione më të kushtueshme.

4-4-2
Një nga skemat klasike të futbollit. 4-4-2 nuk del nga stili dhe ka akoma trajnerë si Simeone apo Bordalás, që dinë t’i shtrydhin mirë skuadrat e tyre. Cilët lojtarë do ta formonin 4-4-2 më të vlefshëm? Porta për Jan Oblak, me Robertson dhe Alexander-Arnold në anë të prapavijës, si dhe Van Dijk e Raphael Varane në qendër. Mesfusha do të ishte për De Bruyne dhe Pogba, me Neymar dhe Salah në krahë. Përpara tyre, sulmi me dyshen Harry Kane dhe Kylian Mbappé. Nëse 4-4-2 do të ishte me një qasje më mbrojtëse, belgu do t’ia linte vendin N´Golo Kanté.

4-2-3-1
Një skemë e popullarizuar, ndër të tjera, nga Jose Mourinho. Kjo mënyrë loje lejon, ndër të tjera, tranzicione të shpejta. Me këtë skemë ka variacion aranzhimesh, por formacioni nuk pëson shumë ndryshime. Portieri dhe mbrojtja mbeten nga skema 4-4-2, ndërsa Kanté hyn në mesfushë me Pogba, duke dërguar De Bruyne më përpara. Në këtë formacion ka një ndryshim: Raheem Sterling për Neymar. Salah është ende në të djathtë, ndërsa pyka e sulmit ka emrin e Mbappé.

3-5-2
Një skemë e dobishme për shkathtësinë e lojtarëve dhe mbulimin e të gjithë fushës Antonio Conte, trajneri aktual i Interit, zakonisht e aplikon me sukses. Hyrja e një qendërmbrojtësi të ri dhe e një mesfushori puro sjell dy emra të rinj në formacion: De Ligt e De Jong. Holandezi i Barcelonës formon një mesfushë me Pogba dhe Kanté, plus Neymar e Salah në “shina”. Në këtë skemë, skuadra e Liverpool-it është më e suksesshmja sot.

4-3-3
Është një nga skemat më të përdorura sot. Në këtë formacion mbetet portieri Oblak, mbrojtja me tre e Liverpool, plus Varane. Në mes, si “cigaret në paketë” futet Rodri, në krahë të Pogba dhe De Bruyne. Mbi të, Sterling, Mbappé dhe Salah. Kjo zgjedhje në bazë të çmimit, pasi për potencialin që kanë mund të përfshiheshin edhe Kanté në qendër e Neymar në të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat