Mourinho përlotet në intervistë “live”, Krishtlindje të hidhura për portugezin

Futboll

Mourinho përlotet në intervistë “live”, Krishtlindje të hidhura për portugezin

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 09:28
Jose Mourinho

Jose Mourinho e filloi në mënyrë të çuditshme një intervistë të drejtpërdrejtë, duke zbuluar se humbi qenin e tij për Krishtlindje.

Pra, Jose Mourinho ka kaluar një festë për t’u harruar, pasi i ka ngordhur kafsha besnike e familjes.

Trajneri i Tottenham ishte duke dhënë një intervistë para ndeshjes së “Boxing Day” kundër Brighton, kur u pyet nga prezantuesi Jim Rosenthal nëse i kishte shijuar Krishtlindjet deri më tani. 

Mourinho, gati në lot, mjaft i emocionuar, u përgjigj: “Për të qenë i sinqertë, pata një Krishtlindje shumë të trishtuar, sepse ngordhi qeni im. Mos harroni se qeni është pjesë e familjes sime.

Sidoqoftë, duhet të vazhdojmë përpara”. Situata mund të ishte e vështirë për Rosenthal, por gazetari veteran e trajtoi atë moment me profesionalizëm dhe ofroi ngushëllimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat