Ish-numri një i Juventus-it zbulon problemin më të madh të bardhezinjve

Futboll

Ish-numri një i Juventus-it zbulon problemin më të madh të bardhezinjve

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 09:42
Juventus

Humbja në Superkupën e Italisë ka krijuar disa krisje në murin e Juventus-it.

Bardhezinjtë kanë pësuar një humbje tjetër kundër Lazio-s dhe duket se kanë disa probleme në mbrojtje.

Megjithatë, ka nga ata që nuk duan ta dramatizojnë situatën si ish-presidenti i Zonjës, Giovanni Cobolli Gigli.

"Nuk do të shqetësohesha shumë për humbjen e pësuar në Superkupën e Italisë. Lazio ka bërë gjëra shumë të mira, veçanërisht në mesfushë, por nuk ka kuptim të mendohet se Juventus është në krizë", ka thënë Gigli për Radio Sportiva.

"Problemi mbeten 24 golat e pësuar, që janë shumë. Allegri apo Sarri? Preferoja Allegri-n, sepse ajo Juventus ishte më e vendosur dhe më e mirë në mbrojtje, por Juventus-i aktual duhet të vazhdojë përpara në rrugën e saj".

"Duhet të shkojë sa më larg të jetë e mundur në Champions, me vendosmëri dhe me një përqendrim më të madh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat