Klopp: Asnjëherë më parë në historinë e futbollit nuk ka ndodhur

Futboll

Klopp: Asnjëherë më parë në historinë e futbollit nuk ka ndodhur

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 11:07
Klopp: Asnjëherë më parë në historinë e futbollit nuk ka ndodhur

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli pas ndeshjes ndaj Leicester City, të cilët i mposhti me rezultatin e thellë 0:4. Kjo fitore, e afron edhe më shumë Liverpoolin e tij me titullin kampion, por Klopp nuk dëshiron të flasë aspak në lidhje me këtë temë.

“Ishte thjesht një ndeshje futbolli përballë një skuadre shumë të fortë”, tha fillimisht Klopp për BBC Football. “Nuk e mendonin fare se kjo ndeshje do të vendosë titullin kampion dhe kështu është. Për trofe, duhet të flasim pas disa muajsh, jo tani.

Ishte e rëndësishme të fitonim dhe të ruanim ecurinë, por dhe në rast humbje, nuk do të ishte fundi i botës. Ishim 11 pikë përpara, tani jemi 13.

Vetëm dy pikë vendosën titullin? Asnjëherë më parë në historinë e futbollit nuk ka ndodhur që një skuadër të fitojë titullin kampion në dhjetor, kështu që më duket e pamatur të flasim për këtë gjë.

Duhet të flasim për ndeshjen ndaj Leicester, që ishte fenomenale. Numrat, pikët, titulli kampion janë të parëndësishme për momentin”, tha mes të tjerash strategu gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat