Dita kur Manchester City gati nënshkroi aksidentalisht me Leo Messin

Futboll

Dita kur Manchester City gati nënshkroi aksidentalisht me Leo Messin

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 11:59
Leo Messi

Garry Cook, ish shefi ekzekutiv i City, ka bërë të ditur se ka ofruar në vitin 2008 80 milionë euro për Messin gabimisht. Barcelona e kishte telefonuar për të konfirmuar ofertën.

Një keqkuptim mes Thaksin Shinawatra, ish pronarit të Manchester City, Pairoj Piempongsant, krahut të djathtë të Shinaëatras, Garry Cook shefit ekzekutiv të klubit, dhe Paul Aldrige, një tjetër drejtor i Cityt, për pak mund të kishte ndryshuar historinë përgjithmonë.

Cook zbuloi në një intervistë se një keqkuptim mes të katërtëve ka bërë që në vitin 2008, të ofrojnë më shumë se 80 milionë euro për Lionel Messin.

Telefoni ishte në tryezë dhe unë po flisja me Paul Aldrige. Mendoni për skenën. Paul, me theksin e tij të Londrës, duke thënë: “Pairoj, ju duhet të më tregoni se çfarë duhet të bëjmë, kjo është jashtë kontrollit”. Pairoj ishte shtrirë dhe, ndërsa i ktheu përgjigje, ai bërtiti: “Po, po, kjo është kaotike. Po bëhet kaotike. “Shumë rrëmujë (messy, , po bëhet rrëmujë Messy”). Ne e kuptuam “duhet të sjellim Messin”. “(Duhet të marrim Messin)”, shpjegon Cook i cili, së bashku me Aldrige, ngatërruan fjalën “messy” (i çrregullt) me emrin e fundit të yllit argjentinas , Messi.

Kështu i kuptuan ata urdhëratë e shefit të tyre dhe vepruan: I ofruan Barcelonës së paku 81 milionë euro për Messin në vitin 2008, çmim që në ato vite ishte çmenduri dhe mund ta kishte shndërruar argjentinasin në futbollistin më të shtrenjtë në atë kohë, duke kaluar Zidanen që në vitin 2001 ishte transferuar në Real Madrid për 68 milionë euro.

“Paul erdhi më vonë dhe më tha “Garry, kjo është një rrëmujë. Nuk e di se çfarë po bëjmë këtu”. Unë i thash do të bëjmë ofertë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.

 A jeni i çmendur? ”, Shpjegon Cook për The Athletic.

Të nesërmen më thirri Dave Richards nga Premier League. “Garry, a keni ofruar shtatëdhjetë milion paund për Messin? A jeni i çmendur?”, Cook shpjegon për “The Athletic”.

Siç shpjegon kjo media në vetë intervistën, Barcelona mendoi se oferta ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë dhe madje komunikoi me Premier Leaguen për të konfirmuar nëse ekzistonte dhe nëse ishte e vërtetë.

Atë vit, edhe pse nuk ndodhi, nuk erdhi Messi, City shpenzoi 157 milionë euro në 22 futbollistë. Robinho kushtoi më së shumti (43 milionë euro), i ndjekur nga Nigel de Jong, Craig Bellamy, Wayne Bridge, Wright-Phillips, Shay Given, Zabaleta, Kompany e shumë të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat