Morina ishte dënuar me 2 mijë marka që refuzoi urdhrat e serbit, e habitshme kush e dënoi

Futboll

Morina ishte dënuar me 2 mijë marka që refuzoi urdhrat e serbit, e habitshme kush e dënoi

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 12:08
Morina ishte dënuar me 2 mijë marka që refuzoi urdhrat e serbit

Histori interesante në vitet e 80-ta, kur ka pasur telashe edhe pas perdeve siç thuhet në zhargonin sportiv.

Burimet tona bëjnë me dije një detaj të çuditshëm të vitit 1988 pikërisht të datës 13 mars, në përballjen Prishtina dhe Cërvena Zvezda e Beogradit, e cila u fitua nga mysafirët me 2:3. 

“Ajet Shosholli – ndihmëstrajner, i kishte thënë kryetrajnerit serb Josip Duvançiq që ta fus në lojë titullar Arbnor Morinën dhe jo serbin, ish lojtarin e Partizanit të Beogradit, Dragi Kaliçanin.  

Duvançiq e dinte se Kaliçanin nuk ishte i përgatitur për lojë por e futi, nuk e dëgjoi as Shoshollin.  Prishtina pëson tri gola në pjesën e parë, 0:3, ndërsa Duvançiq dy herë e ngriti Morinën që të nxehet e të fus në lojë, por nuk e futi.

Edhe herën e tretë i tha nxehu por prapë e kthej në bankë, 4 minuta pa përfunduar pjesa e parë. Morina nga aty largohet dhe shkon në tribuna, duke refuzuar urdhrat tjerë të trajnerit serb. Çfarë bëri kryesia e asaj kohe e Prishtinës?

Kryesia e kishte dënuar Morinën me 2 mijë marka për gjestin e tij, pra që u largua pa lejen e Shtabit Teknik dhe kishte shkuar në tribuna”, tregon një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat