Edhe kjo ndodhë, ylli francez 'i hedh grepin' shqiptares

Futboll

Edhe kjo ndodhë, ylli francez 'i hedh grepin' shqiptares

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 12:57
Edhe kjo ndodhë, ylli francez 'i hedh grepin' shqiptares

Vajzat e ekraneve shqiptare jo rrallëherë tërheqin vëmendjen e futbollistave të huaj.

Së fundmi, është lojtari i kombëtares së Francës, Adil Rami, i cili ka "hedhur grepat" në Shqipëri.

Atij duket se i ka rënë në kokë për gazetaren e RTSH Sportit, Sabina Meten dhe menjëherë ka nisur t’i shkruajë mesazhe ngacmuese.

"Nuk ia dija as emrin si shqiptohej. I thashë kolegëve tek puna se më ka shkruar dikush por nuk e di kush është. Futem në Google kërkoj emrin, nuk e njihja dhe më pas pashë që ishte në një lidhje me Pamela Andersson. Më kishte shkruar një mesazh ku më thoshte nuk e di kur do të kem mundësinë që të më bësh një intervistë ti", u shpreh gazetarja.

Më tej ajo shtoi se folën pak për Shqipërinë, dhe pastaj për ndeshjen me Lorikun.

"Më bëri edhe një ftesë për të shkruar në Francë. Erdhi Franca këtu, por ai nuk ishte dhe nuk më takoi Nuk e di kur mund të takohemi tani. Nuk dua të ngatërrohem me një futbollist. Ata janë gjithë kohës në grumbullim nuk i ke asnjëherë për vete", përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat