Pedro Rodriguez është drejt fundit të aventurës me Chelsean me të cilët ka një kontratë deri në fund të sezonit aktual.
Palët nuk kanë dhënë asnjë sinjal për rinovimin dhe dëshira e 32-vjeçarit është Barcelona për të cilët tha se është gati të lërë gjithçka për t’u ribashkuar “nëse më thërrasin, do të lërë gjithçka, do t’iu bashkohem”.
Ai zbuloi se në verë katalanasit u interesuan, “pati disa bisedime” por drejtuesit nuk donin të privoheshin prej tij ndaj dhe gjithçka u mbyll shpejt.
Për sulmuesin spanjoll ekipi që ka shfaqur më shumë interes është Ëest Ham për të cilët Pedro nuk e refuzoi por tha se në pranverë gjërat do të jenë më të qarta për të ardhmen e tij.
Pedro ka luajtur tetë sezone me fanellën e Barcelonës, nga viti 2007 deri më 2016.
Ai ka bërë 321 paraqitje, ka shënuar 99 gola, ka dhuruar shumë asistime derisa ka fituar edhe trofe.