Roma në kërkim të dy futbollistëve, vjen nënshkrimi i parë për kryeqytetasit

Futboll

Roma në kërkim të dy futbollistëve, vjen nënshkrimi i parë për kryeqytetasit

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 15:50
Roma

Lorenzo Pellegrini është në qendër të projektit të Romës dhe nuk do të vlerësohet asnjë ofertë për mesfushorin i cili tashmë do të rinovojë për ta lidhur të ardhmen me klubin verdhekuq.

Drejtori sportiv, Petracchi i ka bërë ofertë 23-vjeçarit për zgjatjen e kontratës deri në 2024-ën me pagë të përmirësuar në 3 milionë euro e gjithashtu duke hequr klauzolën e largimit prej 30 milionë euro.

Nuk priten surpriza për rinovimin pasi edhe lojtari italian ndihet mirë me Fonsecën ku po e tregon gjithnjë e më shumë se meriton të jetë një mes kapitenëve dhe liderëve të skuadrës.

Roma gjithashtu ka qenë e interesuar edhe për dy lojtarë të tjerë, një mbrojtës dhe një mesfushor që do të garantonte stabilitet brenda fushës për rrjedhën e kampiontatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat