Napoli “pendohet” për reprezentuesin e Kosovës?

Futboll

Napoli “pendohet” për reprezentuesin e Kosovës?

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 17:55
Napoli “pendohet” për reprezentuesin e Kosovës?

Transferimi i bujshëm i kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani te Napoli mund të bllokohet nga drejtuesit napolitanë.

Media fqinje “Il Mattino” shkruan se klubi italian po studion qendërmbrojtësin e Breshias Andrea Çistana. Por, pengesë është bërë kontrata e 21-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2021 me Breshian dhe nuk dihet nëse drejtuesit e Napolit do të presin edhe më tej.

Prej ditësh, përflitet se Rrahmani dhe Napoli kanë arritur marrëveshjen paraprake për të blerë kapitenin e “Dardanëve”.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë janari i 2020-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat