Xhemaili tregon ku do ta përfundojë karrierën

Futboll

Xhemaili tregon ku do ta përfundojë karrierën

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 19:14
Blerim Xhemaili

Kontrata e kapitenit të Bolognas, Blerim Xhemaili skadon verën e ardhshme, por lojtari e ka zbuluar dëshirën e tij se karrierën do ta mbyllë në këtë klub.

Mesfushori shqiptar mbush 34 vjet në prill dhe në qershor kontrata e tij me klubin nga Renato Dall’Ara do të skadojë.

Këtë sezon ai ka luajtur 14 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar një gol. “Unë do të doja ta përfundoja karrierën time këtu”, tha 33-vjeçari për La Gazzetta dello Sport. Ai ka folur edhe për raportet me trajnerin Sinisa Mihajlovic. “Kontakti që kemi pasur përmes Skype [gjatë verës] do të mbetet në mendjen tonë për tërë jetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat