Lushtaku jep dorëheqje

Futboll

Lushtaku jep dorëheqje

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 22:32
Tahir Lushtaku

Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj.

"Që nga sonte me nuk jam kryetrajner i KF Drenicës, pasi ofroj dorëheqje të parevokueshme nga klubi.

Aryset e largimit tim nuk kanë të bëjnë me kryesinë e zgjedhur sonte, e aq me pak me kryetaren e klubit, z. Mihane Kodra - Bekteshi, te cilës i kërkoj falje dhe me vjen keq qe nuk do të jemi bashkë në stinorin pranveror.

Falenderoj kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, për ndihmën dhe gatishmerinë për kontribut për klubin, si dhe i falenderoj kryesitë e viteve paraprak njekohesisht e falenderoj ish-kryetarin Ragip Veseli, dhe disa donatorë ata që kontribuan për klubin, i falënderoj stafin tim, futbollistët dhe gjithë bashkëpuntorët që kanë qenë në klub. Dhe njëkohësisht falenderim i veçantë për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ si dhe nëngrupin (L2Boys).

Gjithashtu falenderim per qytetaret e Skenderajt, për perkrahjen morale ndaj meje gjatë kësaj periudhe. I uroj klubit, suksese dhe të gjitha të mirat në stinorin pranveror. Shpresoj që Drenica të jetë kjo që ishte e edhe me e suksesshme dhe të mbetet pjesë e elitës, që për mua kjo është më e rëndësishmja", njofton Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat