Arteta – Xhaka, kjo nuk pritej

Futboll

Arteta – Xhaka, kjo nuk pritej

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 22:47
Granit Xhaka

Menjëherë pasi u emërua trajner i Arsenalit, Mikel Arteta deklaroi se Granit Xhaka është futbollist i tij i preferuar, madje kishte dashur ta transferojë edhe te Manchester City sa ishte ndihmëstrajner.

Mirëpo, tanë është bërë e ditur se mesfushori i Arsenalit është i pakënaqur me komentet e bëra nga menaxheri i ri Mikel Arteta.

Xhaka thuhet se është e zemëruar nga Arteta që e ka vlerësuar atë publikisht, ndërsa në mënyrë private, nuk është se ka raporte të mira, shkruan Blick.

Arteta tashmë thuhet se e ka zhvilluar një bisedë me lojtarin para ndeshjes me Bournemouth (1-1), ku ai i kishte thënë Xhakës se është i lumtur që ai do të largohej nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat