Vjen dështimi i radhës i City, përmbyset nga Wolves

Futboll

Vjen dështimi i radhës i City, përmbyset nga Wolves

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja

Kampioni aktual i Premier Ligës Manchester City ka bërë edhe një hap fallc në luftën e tyre për titull në Angli. Ata kanë dështuar për të fituar në transfertë kundër Wolverhampton Wandereres, duke barazuar me rezultat 3-2. City luajti nga minuta e 12 me 10 lojtarë pasi që Ederson u ndëshkua me karton të kuq

City prapa ka dështuar në luftë me Liverpool për titull të kampionit këtë edicion.

Kampioni aktual i Manchester City ka humbur me përmbysje kundër Wolverhampton në Molineaux Stadium, duke humbur me rezultat 3-2.

City e nisi me probleme këtë takim pasi që në minutën e 12-të, portieri Ederson ndërhyri në Jotan për t’u përjashtuar me karton të kuq.

Megjithatë, City arriti që të kalonte në epërsi nga penalltia pasi që shënoi Sterling në minutën e 25. Edhe pse portieri Rui Patricio e priti goditjen e Sterling, sulmuesi anglez shënoi nga topi i kthyer.

Pjesa e dytë prapë nisi më mirë për Cityn, të cilët shënuan golin e dytë. Përsëri ishte Sterling që shënon pas një kundërsulmi të mysafirëve në minutën e 50-të.

Megjithatë, Wolves reaguan shpejt dhe shënuan golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 54-të me anë te Adama Traore, që shënoi një gol të bukur nga largësia.

Wolves vazhdon presionin dhe arrin që ta barazon rezultatin në minutën e 82-të me anë të Raul Jimenez.

Vendasit arrin që të kalojnë në epërsi dhe ta fitojnë këtë ndeshje duke shënuar në minutën e 89-të me anë të Matt Doherty.

Me këtë humbje City mbetet në vendin e tretë me 38 pikë, kurse Wolves merr vendin e pestë më 30 pikë, dy më pak se Chelsea në vendin e katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat