Vidal denoncon Barcelonën, kjo është arsyeja

Futboll

Vidal denoncon Barcelonën, kjo është arsyeja

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 23:46
Arturo Vidal

Arturo Vidal ka denoncuar Barcelonën para komisionit të Ligës dhe federatës me pretendimin e mospagimit të disa shpërblimeve.

Mesfushori ka paraqitur një kërkesë për mospagim prej 2.4 milionë euro. Klubi nuk pajtohet dhe beson se është një presion për të detyruar largimin e tyre.

ABC ka qenë në gjendje të konfirmojë se Vidal beson se i takojnë disa bonuse prej 2.4 milionë euro shkaku i të arriturave sezonin e kaluar.

E njëjta e medie bën të ditur se Barcelona beson se lojtarit i takon kjo shumë, duke thënë se ai po keqinterpreton klauzolat e kontratës së tij.

Brenda Barcelonës ata konsiderojnë se ky është një manovrim i lojtarit për të detyruar largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat