Kjo parashikohet të jetë skuadra e re e Allegrit

Futboll

Kjo parashikohet të jetë skuadra e re e Allegrit

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 23:56
Massimiliano Allegri

Sipas shtypit francez, Thomas Tuchel do të largohet nga PSG në fundin e këtij sezoni.

Dhe zërat për zëvendësuesin e tij të mundshëm kanë filluar. Në Francë dhe Itali janë të sigurt, drejtimin e kampionëve të Francës do ta marrë Massimiliano Allegri.

Të këtij mendimi janë edhe kompanitë e basteve, që kanë nxjerrë kuotat për të ardhmen e trajnerit italian dhe në krye të listës së mundësive kanë vënë pikërisht PSG-në, me koeficient 3.50.

Por, ka edhe disa mundësi të tjera të rëndësishme për Allegrin, siç mund të jetë kalimi të Bayern Munich, për shembull, që jepet me 4.50. Ose ai te Manchester United me 6.00, ndërsa jepet me 7.50 kalimi i mundshëm te Manchester City.

Po nëse aventura e Sarr-t tek Juventus do të mbyllej para kohe? Një kthim i Allegrit tek Juventus jepe me koeficientin 33.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat