Bayerni falënderon tifozët e Kosovës

Futboll

Bayerni falënderon tifozët e Kosovës

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 18:30
Bayerni falënderon tifozët e Kosovës

Bayerni ka falënderuar tifozët e Kosovës me një postim në Facebook për mbështetjen e pareshtur në vitin 2019…

Bayern Munich ka shumë tifozë nëpër botë, po ashtu edhe në Kosovë.

Tifozët kosovarë ndeshje pas ndeshje e përkrahin me zemër skuadrën e tyre të dashur dhe madje, të shumta janë ata që edhe i bëjnë ëndrrat realitet, duke e përcjellë nga afër skuadrën e zemrës, në “Allianz Arena”.

Sido që të jetë, për shkak të mbështetjes së pareshtur, kudo që janë, gjatë vitit 2019 – Bayerni nuk i ka harruar dhe i ka falënderuar me një postim në llogarinë zyrtare në Facebook.

Bayern ka publikuar një foto të Lewandowskit me flamur të Kosovës dhe në të shkruhet shqip ‘Faleminderit’, derisa në postim shkruhet ‘faleminderit për mbështetjen gjatë vitit 2019’.

Këtë vit Bayerni fitoi trofe si çdo vit tjetër duke i gëzuar tifozët  e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat