Trajneri i Pescarës i ‘hakmerret’ Ledian Memushajt

Futboll

Trajneri i Pescarës i ‘hakmerret’ Ledian Memushajt

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 19:04
Ledian Memushaj

Ledian Memushaj një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pescarës ka përfunduar jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidën e kësaj të diele ndaj Chievos e fundit për vitin 2019-të.

Shkak është bërë një përplasje e mesfushorit shqiptar me trajnerin e abrucezëve Luciano Zauri.

Memushaj i ka kërkuar llogari këtij të fundit për faktin se është zëvendësuar në 6 takime gjatë këtij sezoni, i fundit ka ardhur në fitoren 2-0 ndaj Livornos së Tramezzanit me vlonjatin që ka lënë fushën në minutën e 82-të.

Trajneri Zauri pasi ka debatuar me Memushajn i ka kërkuar futbollistit shqiptar të ketë më shumë respekt për shokët e skuadrës pasi të gjithë dëshirojnë të luajnë dhe për këtë arsye ai e ka lënë jashtë sfidës ndaj Chievos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat