Tare mes kandidatëve për çmimin “Drejtori sportiv i vitit”, fitues shpallet një italian

Futboll

Tare mes kandidatëve për çmimin “Drejtori sportiv i vitit”, fitues shpallet një italian

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 19:31
Igli Tare

Igli Tare ishte një nga kandidatët për tu zgjedhur drejtori sportiv më i mirë, për vitin aktual.

Pikërisht ky çmim u dha ditën e sotme në Dubai, në “Globe Soçer Aëards”. Së bashku me Taren, në garë për këtë çmim ishte edhe Erik Abidal, te Barcelona, Mark Overmars te Ajaksi dhe Andrea Berta te Atletiko Madridi, dhe ishte pikërisht ky i fundit që mori çmimin, për atë që ka krijuar te klubi spanjoll.

Shqiptari ka bërë një punë të shkëlqyer te Lacio në këto vite, duke afruar aty lojtarë jo me shumë emër, të cilët më vonë janë kthyer në yje, dhe kanë sjellë fitime të mëdha për klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat