Klopp sërish kundër mënyrës se si po përdoret VAR-i

Futboll

Klopp sërish kundër mënyrës se si po përdoret VAR-i

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 22:57
Jurgen Klopp

Klopp nuk është i lumtur me mënyrën se si po përdoret VAR-i

Liverpooli e ka mbyllur me fitore, duke e mposhtur 1-0 Wolvesin në ‘Anfield’.

Golin e tri pikëve e shënoi Sadio Mane, në fund të pjesës së parë.

U desh ndërhyrja e VAR-it që goli të vërtetohej nëse ishte i rregullt, derisa Jurgen Klopp nuk po i pëlqen që të gjithë duhet të presin vendimin e atyre brenda, ai preferon që ta shikojë ekranin gjyqtari kryesor dhe në këtë mënyrë, ndoshta do të kishte më pak vonesa.

“VAR? Do të preferoja që gjyqtari të shkojë te ekrani. Ekrani është aty, kurrë nuk është përdorur. Nuk e di se pse”, deklaroi Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat