Moyes rikthehet si trajner i West Hamit

Futboll

Moyes rikthehet si trajner i West Hamit

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 23:12
David Moyes

David Moyes është rikthyer si trajner i West Hamit.

Ish-trajneri I Manchester United ka marrë drejtimin e skuadrës nga veriu i Londrës.

Drejtuesit e ‘Çekanëve’ tashmë kanë bërë zyrtare emërimin e trajnerit i cili i udhëhoqi ata në edicionin 2017/18 – kohë kur West Ham ishte në zonën e rënies nga liga.

Moyes, i cili kaloi shtatë muaj në krye të West Hamit para se të zëvendësohej nga Pellegrini, ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore për të marrë përsëri përgjegjësinë e ekipit të parë.

Trajneri do të ketë kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe nëse tregon formë të mirë, atëherë do të nënshkruaj një kontratë trevjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat