“Varet nga Messi, por zemra më thotë se Reali do ta fitojë La Ligën”

Futboll

“Varet nga Messi, por zemra më thotë se Reali do ta fitojë La Ligën”

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 23:21
Leo Messi dhe Ramos

La Liga do të shkojë për Realin, gjithmonë sipas ish sulmuesit të Los Blancos. Reali e ka fituar vetëm dy herë në dekadën e fundit, gjashtë herë të tjera Barça dhe njëherë Atletico Madridi…

Ish sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes, beson se skuadra e tij e vjetër do ta fitojë La Ligën këtë sezon, megjithatë sipas tij, gjithçka do të varet nga 32-vjeçari i Barcelonës, Lionel Messi.

“Zemra më thotë se Real Madridi do ta fitojë La Ligën”, tha Morientes.

“Varet nga Messi. Kur Cristiano Ronaldo ishte, ishin shumë afër”.

“Dy ekipet janë duke luajtur në nivele të larta. Sezoni vërtetë do të fillojë në shkurt”, shtoi ai mes tjerash.

Në dekadën e fundit, Reali e ka fituar dy herë La Ligën, në sezonin 2011/12 me Jose Mourinhon dhe në sezonin 2016/17 me Zinedine Zidanen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat