Arteta i frustruar me vendimin ndaj Jorginhos: Për mua ishte e qartë

Futboll

Arteta i frustruar me vendimin ndaj Jorginhos: Për mua ishte e qartë

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 08:17
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta shprehu zhgënjimin e tij ndaj vendimit të gjyqtarit Craig Pawson për të mos i treguar kartonin e dytë të verdhë mesfushorit të Chelsea, Jorginho, gjatë humbjes 2-1 të skuadrës së tij në Emirates.

Jorginho tashmë ishte i ndëshkuar kur tërhoqi për fanelle Matteo Guendouzi ndërsa mesfushori i Gunners kërkoi të niste një kundërsulm. Sidoqoftë, gjyqtari vendosi të mos ndëshkojë italianin me kartonin e dytë të verdhë.

Për të nxitur edhe më shumë debatin, Jorginho ishte njeriu që përfitoi nga një gabim i portierit Bernd Leno për të shënuar golin e barazimit për Chelsea me shtatë minuta të mbetura, përpara se goditja e vonë e Tammy Abraham të sigurojë një fitore dramatike për mysafirët.

Pakënaqësia e Arteta me vendimin ishte e qartë kur ai u pyet në lidhje me incidentin nga gazetarët pas lojës, megjithëse ai refuzoi të kritikojë hapur gjyqtarin.

Kur u pyet nëse Jorginho akoma duhej të ishte në fushë kur shënoi, spanjolli tha: “Mendoj se kjo varet nga gjyqtari. Për mua ishte shumë e qartë. Kjo është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat