Njihuni me golashënuesin më të mirë të vitit 2019

Futboll

Njihuni me golashënuesin më të mirë të vitit 2019

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 08:44
Abderrazak Hamdallah

Sulmuesi maroken, Abderrazak Hamdallah është bërë golashënuesi më i mirë i vitit 2019, duke i dhënë fund vitit me 57 gola në të gjitha garat.

Hamdallah, i cili luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, shënoi një hat-trik të shtunën kundër Al Feiha për të kakaluar Robert Lewandowskin e Bayern Munich i cili shënoi 54 gola – dhe Lionel Messin të Barcelonës (50 gola).

“Jam shumë i lumtur që arrita golashënuesin më të mirë të botës në vitin 2019 me 57 gola”, tha Hamdallah.

“Ky është një nder për mua dhe për të gjithë. Falënderoj ekipin tim, veçanërisht lojtarët, për ndihmën e tyre dhe nuk i harroj tifozët e Al Nassr. Unë jam duke pritur për një vit tjetër të suksesshëm”, shtoi ai.

Sulmuesi 29-vjeçar, i cili në fillim të këtij viti vendosi rekordin e golave ​​në një sezon në Arabinë Saudite, njoftoi pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar në nëntor pasi u la jashtë për skuadrën e fundit të Marokut.

Ndeshja e fundit e Hamdallah me kombëtaren ishte në qershor në humbjen miqësore 1-0 ndaj Gambia përpara finales së Kupës së Kombeve të Afrikës 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat